Information


 
KORNIZE E VLORES
Nder shume ndjenja qe provon kur zbret ne Vlore per here te pare, ndoshta ajo qe godet me teper i dedikohet unicitetit te ketij qyteti. Nje vend mesdhetar, lagur nga deti Adriatik dhe ai Jon, Vlora ka qene per mijera vjet ne rrjedhen e historise nje port tregetar i rendesishem ne rajon.
Shpirti bujar i vlonjatit eshte nje shkrirje midis bluse se thelle te detit, bardhesise se reres, dhe ashpersise se maleve. Prandaj Vlora meriton nje njohje me te thelle.
Ambienti natyral eshte shume i pasur me vende plotesisht te ndryshem nga vende te tjera: alternohen ketu tokat gelqerore, granite, aluvionale, ka panorama te cilat ndryshojne ne drejtimin vertikal dhe ate horizontal ne pak kilometra.
Prej shekujsh, ne Vlore kane zbarkuar shume te huaj, tregetare apo jo, pirate me qellime te mira apo te keqija, te cilet kane lene gjurmet e tyre arkitektonike e kulturale qe perbejne sot edhe pasurine artistike te Vlores: kisha e manastire, xhami, statuja dhe afreske, shpella te ndryshme (e Haxhi Alise) qe sot prezantojne nje nder atraktivitetet e pasura te Vlores. Gjatesia e kufijve te rrethit te Vlores eshte 273 km nga te cilet 129 km jane kufij tokesore dhe 144 ujore. Vlora eshte nder rrethet me gjatesine me te madhe te vijes bregdetare, rreth 30% te vijes se pergjithshme bregdetare ne shkalle vendi. Ne territorin e rrethit kalon lumi i Vjoses 272 km i gjate dhe gjendet nje nga malet me te larte te vendit, mali i Cikës me 2045m lartesi. Vlora eshte 135 km larg Tiranes, 72 km e ndajne nga Italia dhe 77 milje e ndajne me Greqine.
Zhvillimi ekonomik
Midis te shkuares dhe modernes, zhvillimi ekonomik i Vlores ka qene kompleks dhe plot kontradiksione. Ne fillim ka qene agrikultura dhe blegtoria qe mbanin peshen kryesore te ketij zhvillimi. Me vone, gjeologet dhe inxhenieret i dhane shtytje nepermjet shfrytezimit te pasurive minerale, te pasura ne kete zone. Vlora ka rreth 20 lloje mineralesh, nderkohw qe ne te gjithe vendin numerohen 40 lloje te tilla. I njohur eshte bitumi natyral i Selenices, i perdorur qe prej 2000 vjetesh nga fisi Ilir i Taulanteve, greket e vjeter dhe romaket si arme lufte. Me seren e Selenices jane shtruar rruget e Europes.
Ne Dukat-fshat nxirret dolomiti ne siperfaqe te tokes, dhe perdoret ne siderurgji.
Ne Karaburun gjendet mermeri, i perdorur qysh ne lashtesi.
TURIZMI
I lindur me hapa te vegjel turizmi ne Vlore po transformohet gjithnje e me shume ne nje vrap pa limite. Kjo ka difektet e veta por edhe te mirat: ka njohur Vloren me vendet fqinje, ka hapur dyert drejt perendimit, ka bere te flase per ambjentin, per kulturen dhe historine. Tashme po ndiqet nje politike e posacme per turizmin vlonjat duke nxjerre ne drite parqet e rezervatet natyrore. Ne Vlore ekzistojne ende vende natyrale nga me te ashprit( te paprekshme) ne Europe-rruga per ta kuptuar kete duket tashme e qarte: bashkimi i turizmit me ambientin, dalja nga rrethi vicioz i shtepive te nevojshme per te pritur nje numer turistesh verore gjithnje ne rritje, favorizimi i interesit per zonat e brendshme.
Pas momentit te arte te plazhit, meriton te zbulohet dhe te vleresohet edhe brendesia e Vlores. Nje udhetim do te perbente rastin per te njohur njerez ndoshta te mbyllyr ne nje kontakt te pare, por pastaj gjithnje me te hapur, me mikprites dhe dashamires; per te njohur nje gastronomi te pasur ne lloje; per te zgjedhur midis shume produkteve artizanale te punuara me finese; ne fund per te zbritur butesisht ne brendesine e nje peisazhi te destinuar te mbetet ne syte dhe zemren e udhetarit

Comments